Usyk rrëfen pengun më të madh të karrierës së tij: Kam fituar gjithçka, por më mungon vetëm kjo sfidë

4 Prill 2025
11:32
Telesport
back button

Nuk ka asgjë në boks që Oleksandr Usyk nuk e ka fituar. Ai ishte kampion i padiskutueshëm në peshën “cruiserweight” para se të bënte të njëjtën gjë edhe në peshën e rëndë, duke i fituar të gjitha duelet në karrierën e tij.

Kjo vlen edhe për karrierën e tij amatore, kur ka fituar medaljen e artë olimpike apo të artën në Kampionatin Botëror dhe atë Evropian. Por ukrainasi ka një ëndërr që ai beson se nuk do të jetë në gjendje ta realizojë kurrë.

Usyk e di se nuk do të arrijë ndonjëherë të luftojë në vendin e tij si kampion bote. 38-vjeçari nuk beson se lufta në Ukrainë do të ketë mbaruar përpara se të tërhiqet nga sporti. “Tani mendoj se nuk është e mundur”, tha ukrainasi për Sky Sports.

Rusia lufton me Ukrainën, ka shumë raketa. Unë flas me vajzën time 14 vjeçe. “Hej, si jeni?” “O baba, kjo natë ishte e tmerrshme”. Kështu që, të dueloj si kampion bote para fansave të mi nuk besoj se do të realizohet ndonjëherë”, tha Usyk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit