Parma shënon 2 gola brenda 10 minutave ndaj Interit (video)

5 Prill 2025
19:34
Telesport
back button

Parma dhe Interi po përballen mes tyre në “Ennio Tardini” në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A. Zikaltrit e mbyllën në avantazhin e dy golave pjesën e parë.

Serinë e golave e hapi Darmian në minutën e 15-të, ndërsa Marcus Thuram dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë. Nw pjeswn e dytw qw po luhet aktualisht ndodh befasia e madhe.

Parma ka barazuar shifrat me dy gola tw shwnuar brenda 10 minutave. Në minutën e 60-të do të vinte reagimi i vendasve të cilët do të gjenin golin pas një aksioni të gjatë dhe një super goditjeje në fund të Adrian Bernabe Garcia. Për spanjollin 23-vjeçar ky ishte goli i parë në Serie A.

Në minutën e 70-të do të vinte goli i barazimit me Jacob Ondrejka, i ndihmuar dhe nga devijimi i njërit prej mbrojtësve zikaltër. Rezultati aktual 2-2, minuta e 75-të.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit