Ashtu sikurse në janar edhe këtë merkato të verës ekipi i Milan është vënë në gjurmët e mbrojtësit 24-vjeçar francez Lilian Brassier, që luan në Brest në Francë. Ai që këmbëngul këtë herë për transferimin e lojtarit është trajneri i ri Paulo Fonseca.
Sipas “Gazzetta Dello Sport”, trajneri i ardhshëm i kuqezinjve, e njeh mirë qendërmbrojtësin, pasi e ka patur kundërshtar në Ligue 1. Brassier ka një kontratë deri në vitin 2025 me Brest dhe kushton 10-12 milionë euro.
Pra, një shumë e pranishme për kuqezinjtë, që mund të përfitojnë nga fakti që lojtari është në vitin e fundit të kontratës. Qendërmbrojtësi francez ishte objektivi numër 1 i Milanit në janar. Brassier do të kishte ardhur me dëshirë në Itali, por negociatat u ftohën dhe më pas erdhi Gabbia.
Brest ka vendosur të shesë lojtarin dhe ka mjaft kërkesa e oferta përveç Milan (Wolfsburg), por për momentin asnjë klub nuk ka hedhur hapin e madh. Me fanellën e Brest ai ka ralizuar 4 gola në 97 ndeshje zyttare.