VIDEO: Tirana-Partizani, vjen goli i parë në “Arenën Kombëtare”! Shënon Jarmouni

7 Prill 2025
20:24
Telesport
back button

Po luhet në “Arenën Kombëtare” derbi mes Tiranës dhe Partizanit, i fundit për këtë sezon në Abissnet Superiore. Tre përballjet e para të këtij sezoni kanë përfunduar në barazim, dy pre të cilave pa golave dhe njëra 1-1.

Partizanit i duhet fitorja për të siguruar pjesëmarrjen në “Final Four”, aq më tepër që tani janë vetëm një pikë larg Elbasanit të vendit të pestë, ndërsa Tiranës i duhen pikët për të dalë nga zona e ftohtë, ku rrezikon shumë rënien nga Kategoria.

Derbi i sotëm ka nisur shumë vrullshëm për të dy ekipet. Bardheblutë kanë gjetur të parët golin, në minutën e 19-të me anë të Walid Jarmouni, i cili u tregua i saktë duke e dërguar me kokë në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga traversa e goditur nga Ndreca nga goditja e dënimit. Festë e madhe te bardheblutë, ndërsa pritet reagimi i “Demave”, të cilët do të kërkojnë të barazojnë shifrat sa më shpejt.

SHIKOGOLIN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit