Sommer për Bayern Munich-Inter: Pres ndeshje intensive, të dyja skuadrat ushtrojnë presion të lartë

8 Prill 2025
8:43
Alfred Lleshi
back button

Yann Sommer, portieri i Interit, foli për “Sky Sport” në prag të ndeshjes së “Allianz Arena” kundër Bayern Munich, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League: “Sigurisht që do të jetë një ndeshje intensive, përballen dy skuadra që e duan topin dhe kanë shumë cilësi. Të dyja ushtrojnë presion të lartë, kështu që do të jetë një ndeshje interesante”.

Bayerni dhe Interi e nisin të barabarta për sa iu përket mundësive për t’u kualifikuar…
Po, do të shohim, por të dyja palët kemi skuadra të thella. Atyre iu mungojnë lojtarë të rëndësishëm, por edhe neve. Jemi të barabartë, do ta tregojë fusha e lojës forcën e secilit.

A ka diçka në kokën tuaj, që ju bën të mbroni më mirë në Champions sesa në Serie A?
Është e vështirë të shpjegohen këto gjëra. Nuk jemi të kënaqur me ndeshjet e fundit në kampionat, sonte është shumë e rëndësishme të jemi skuadër në fushë, që mbron mirë dhe e bën të vështirë për kundërshtarin të krijojë raste. Në Parma ishte shumë e lehtë për ta, tani jemi shumë të përqendruar për sot.

A ke folur me ndonjë ish-shok skuadre?
Jo shumë para kësaj ndeshjeje, por i njoh të gjithë dhe gjithçka. Jemi të përqendruar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit