Kanë nisur në Bratislavë të Sllovakisë garat e Kampionatit Europian të Mundjes për të rritur, event ku marrin pjesë edhe sportistët kuqezinj. Në tapet kanë zbritur sot mundësit e parë të kombëtares shqiptare.
Mundësi Chermen Valiev, që garon në peshën 74kg të stilit të lirë, ishte kualifikuar direkt në fazën çerekfinale. Në përballjen e parë ai fitoi pa probleme 10-0 ndaj bullgarit Ramazan Ramazanov, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.
Në peshën 61kg për meshkuj të stilit të lirë garoi mundësi Zelimkhan Abakarov. Në përballjen e parë, ai fitoi 10-0 ndaj zviceranit Nils Leutert. Një përballje e dominuar nga mundësi shqiptare, duke avancuar në çerekfinale.
Në këtë sfidë të dytë, Abakarov fitoi 11-2 ndaj Nuraddin Novruzov të Azerbajxhanit, duke u kualifikuar për në gjysmëfinalet e kësaj peshe. Një paraqitje e mirë e të mundësve, që hyjnë në zonën e medaljeve.
Ndërkohë, siç njofton Federata Shqiptare e Mundjes, sportisti Islam Dudaev, që duhej të garonte në peshën 65kg të stilit të lirë, nuk mori pjesë për shkak të një problemi shëndetësor.







