Lautaro Martinez: Djemtë treguan se vlejnë shumë, e nderuan fanellën e Interit

9 Prill 2025
8:27
Alfred Lleshi
back button

“Doja të godisja me të majtën, por kishte shumë lojtarë në zonë, ndaj vendosa të ndryshoja këmbë. Marcus më dha një top të shkëlqyer. Ishte një gol i bukur dhe shumë i rëndësishëm, sepse zhbllokoi ndeshjen, – tha kapiteni Lautaro Martinez pas fitores së madhe 2-1 në “Allianz Arena”.

– Folëm shumë me djemtë pas zhgënjimit në Parma, nuk ishte një ndeshje e mirë atje. Duhet ta lëmë pas atë që ndodhi atje dhe të marrim atë që bëmë sonte. Ishte një ndeshje e plotë në çdo aspekt: karakter, cilësi, intensitet. Jam i kënaqur dhe i lumtur. Në një stadium të madh dhe përballë një skuadre të madhe, djemtë treguan se vlejnë shumë, duke e nderuar këtë fanellë.

Në kthim duhet të luajmë me të njëjtin personalitet dhe cilësi. Sot patëm shumë posedim dhe bavarezët vuajtën. Duhet të rikuperohemi shpejt dhe të mendojmë për kampionatin, sepse kemi shumë ndeshje përpara”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit