Nuk do të luajë kundër Turqisë.
Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, do të duhet të bëjë llogaritë me një tjetër dëmtim, pas atyre të pësuara nga Francesco Acerbi dhe Giorgio Scalvani.
Këtë herë nuk duhet të bëhet fjalë për diçka serioze, por nuk është gjithsesi një lajm i mirë në prag të fillimit të Europianit.
Siç ka bërë të ditur La Gazzetta dello Sport, në fakt, Nicolo Barella është ndalur.
Mesfushori i Inter-it, edhe për të mos rrezikuar, nuk do të jetë në fushë për ndeshjen që do ta kishte vënë përballë shokut të tij të skuadrës te zikaltrit, Hakan Calhanoglu.
Barella do të duhet të marrë veten nga një mbingarkim muskulor. Testeve të cilave i është nënshtruar ditën e sotme nuk kanë evidentuar asgjë serioze.
Për këtë arsye, gjendja e tij fizike nuk shqetëson stafin mjekësor të Italisë.