Henry zbulon prapaskenën për Mbappe: “Më thanë menjëherë jo”

4 Qershor 2024
15:29
Denis Hakanaj
back button

Kylian Mbappé nuk do të marrë pjesë në Olimpiadën e Parisit me Francën. Tani është zyrtare. Thierry Henry, trajneri i përfaqësueses, shpjegoi:

“Real Madridi na tha menjëherë jo, ne as nuk kemi negociuar”.

Zaire-Emery dhe Kephren Thuram janë grumbulluar. Lojtarët jashtë kuotës do të jenë Mateta dhe Lacazette.

Henry e mori refuzimin me filozofi:

“Herën e fundit që i kam marrë të gjitha këto refuzime, kam qenë në universitet. E përsëris, për Mbappe na thanë menjëherë jo pa mundur të nisim negociatat”, shpjegoi Henry.

Ndër ata që do të vëzhgohen posaçërisht do të jetë Khephren Thuram, vëllai më i vogël i Marcus, i cili ka qenë prej kohësh në shënjestrën e drejtuesit sporti të Juventus-it, Giuntoli.

Franca, lista e lojtarëve të grumbulluar për Lojërat Olimpike 2024.

Portierë: Chevalier, Nkambadio, Restes, Risser.

Mbrojtës: Diakité, Estève, Locko, Lukeba, Sildillia, Truffert, Yoro.

Mesfushorë: Akliouche, Chotard, Doué, Koné, Millot, Khephren Thuram, Ugochukwu, Zaire-Emery.

Sulmues: Barcola, Kalimuendo, Lacazette, Mateta, Olise, Tel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit