Inzaghi me dy rikuperime të rëndësishme nga infermieria dhe zëvendësime në secilin repart ndaj Cagliari

11 Prill 2025
10:33
Telesport
back button

Gjithçka po shkon mbarë për Inter. Pas fitores ndaj Bayern Munich në Champions League, skuadra po përgatitet për ndeshjen ndaj Cagliari në kampionat.

Trajneri Simone Inzaghi ka marrë lajme të mira nga infermieria. Federico Dimarco do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Cagliari të shtunën pasdite. Po ashtu, edhe Taremi synon të rikthehet në skuadër.

Stërvitjet e fundit konfirmuan ecurinë si të mbrojtësit të majtë, i cili punoi pjesërisht me pjesën tjetër të skuadrës, ashtu edhe të sulmuesit iranian, i cili vazhdoi të bënte disa ushtrime të personalizuara.

Taremi sot i është rikthyer stërvitjes me grupin, ndërsa Zielinski dhe Dumfries, vazhduan të stërviten veçmas. Ky i fundit do t’i nënshtrohet një kontrolli të ri gjatë fundjavës, i cili do të jetë në gjendje të sqarojë kohën e rikuperimit të tij.

Për sa i përket formacionit që do të nisë ndeshjen kundër Cagliari, një gjë është e sigurtë: Simone Inzaghi do të zgjedhë një ose dy ndryshime në secilin repart, duke marrë parasysh që të mërkurën e ardhshme Bayern do të mbërrijë në San Siro.

Arnautovic dhe Correa do të gjejnë hapësirë ​​në sulm: I pari me shumë gjasa do të startojë përkrah Thuram. Në mesfushë, shanse për Asllani dhe Frattesi, me Calhanoglu që pritet të jetë në stol.

Debutimi i Zalewski nga minuta e parë është i mundur, pasi është testuar edhe në të djathtë në vend të Darmian. Në mbrojtje, Bisseck ka avantazhin ndaj Pavard.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit