Luhet sot java e 34-të e Abissnet Superiore dhe të gjitha ndeshjet luhen në të njëjtin orar. Në “Elbasan Arena”, vendasit po përballen me Bylis. Verdheblutë zhbllokuan rezultatin me ish-mesfushorin e Kombëtares tonë, Kristi Qose, i cili shënoi me kokë pas asistit të Bledar Lilës. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Elbasanin.
Në “Loro BoriçI”, Vllaznia po përballet me Dinamon. Shkodranët gjetën golin me Klint Qaton në minutën e 26-të. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për të zotët e shtëpisë.
Në Korçë luhet për mbijetesë, Skënderbeu përballet me Tiranën. Vendasit gjetën golin në minutën e 35-të me të zakonshmin Saleh Nasr. Korçarët e mbyllin në avantazh 1-0 pjesën e parë.
Në dy sfidat e tjera, Partizani-Egnatia dhe Teuta-Laçi, mungoi goli dhe 45-minutat e para u mbyllën 0-0.







