Me mendjen te Champions, por Inter nuk fal ndaj Cagliari-t dhe kalon presionin te Napoli (video)

12 Prill 2025
19:56
Telesport
back button

Edhe pse me mendjen te ndeshja e kthimit ndaj Bayern Munich në Champions League, Inter ka bërë detyrën në “San Siro” duke mundur 3-1 Cagliari-n, sfidë e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.

Zikaltrit gjetën shpejt golin që në minutën e 15-të me Arnautovic, i cili shënoi një gol të bukur pas topit të marrë më gjoks nga Carlos Agusto.

Në minutën e 25-të ishte radha e Lautaro Martinez për të dyfishuar rezultatin. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Interin. Pjesa e dytë ka nisur mirë për miqtë që ngushtojnë shifrat me golin e Roberto Piccoli në minutën e 47-të, i cili shënoi me kokë pas asistit perfekt të Aguello. Cagliari përfitoi nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtës zikaltër dhe gjen golin.

Zikaltrit reaguan shpejtë dhe shënuan golin e tretë me Yann Bisseck, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit e Federico Dimarco. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, me këtë fitore Inter shkon momentalisht plus gjashtë pikë nga Napoli, i cili luan të hënën me Empoli-n.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit