Java e parafundit e Kategorisë së Parë u zhvillua sot me nisjen në orën 15:00 ku zbritën 12 skuadrat për të luajtur ndeshjet e tyre të vlefshme për javën e 32-të. Nuk munguan surprizat, pasi Apolonia qëndron e vetme në vendin e gjashtë që të dërgon në “play-off”.
Flamurtari dhe Besa kanë bërë detyrën me fitoret e tyre respektive ndaj Erzenit dhe Vorës. Korabi befasoi Lushnjën duke e mposhtur dhe siguroi mbijetesën matematikisht. Kastrioti do të jetë skuadra që do luajë në “play-out”, pas barazimit 1 me 1 ndaj Apolonisë që nuk i shërbeu këtyre të fundit.
Lufta për vendin e dytë në Kategorinë e Parë, mes Flamurtarit dhe Besës, do të zgjidhet vetëm në javën e fundit, pasi sot të dy skuadrat kanë bërë detyrën në ndeshjet përkatëse duke marrë tri pikët.
Flamurtari, ashtu siç pritej, ka fituar lehtësisht me shifrat 2-0 ndaj Erzenit të rënë nga kategoria, ndonëse i është dashur të presë deri në minutat e fundit për të siguruar plotësisht suksesin.
Ndërkohë, nuk pritej që Besa ta kishte të lehtë ndaj Vorës që ka fituar kampionatin e kësaj kategorie javën e shkuar. Por kryesuesit e renditjes janë paraqitur sot ne fushe me zgjedhjet e dyta, duke ia bërë shumë më të thjeshtë kavajasve të cilët gjetën rrjetën me Kapon në pjesën e parë dhe pastaj administruan me qetësi rezultatin deri në fund.
Fitore edhe per Burrelin e Bicajt, qe blindon vendin e katert pasi mposhti Valbonën e rene tashme nga kategoria. Nje rezultat 2-1 me permbysje ku bie ne sy nje tjeter gol nga lideri i sulmit, Florenc Farruku. Sakaq, Pogradeci, qe keto javet e fundit ka gjetur vazhdimesi te jashtezakonshme, ka shkaterruar Kukesin 3-0. Pikerisht Kukesi, ashtu si edhe Kastrioti, do te luajne ndeshjet e playout.
Rezultatet e javës së 32-të (e parafundit, kampionat me 3 faza)
Besa-Vora 1-0 (30′ Kapo)
Burreli-Valbona 2-1 (51′ p Farruku, 70′ Rroku / 15′ Balla)
Flamurtari-Erzeni 2-0 (25′ Oshafi, 85′ Batha)
Kastrioti-Apolonia 1-1 (80′ Biba – 53′ Trifoni)
Lushnja-Korabi 0-1 (62′ Mziu)
Pogradeci-Kukësi 3-0 (17′ p Zguro, 50′ Ivani, 56′ Pius)






