Kategoria e Dytë | Iliria shpallet superkampione e kategorisë, iton në fund duelin ndaj Luftëtarit! (VIDEO)

13 Prill 2025
17:49
Telesport
back button

Iliria është shpallur sot Kampione e Kategorisë së Dytë, pasi ka mundur me shifrat 1-0 në finale skuadrën e Luftëtarit. Përballja mes fituesve të dy grupeve të Kategorisë së Dytë (Grupi A dhe Grupi B), ka qenë shumë e luftuar dhe skuadrat kanë bërë një lojë të fortë gjatë gjithë takimit.

Por sfida është vendosur në minutat shtesë të saj, kur S. Selmani me kokë mposhti portierin e gjirokastritëve dhe shënoi golin e vetëm të ndeshjes e i dha ekipit të Fushë Krujës trofeun e kampionit.

VIDEO E GOLIT – VIDEO

Sidoqofte, te dy ekipet do te luajne sezonin tjeter ne Kategorine e Pare pasi kane zhvilluar nje sezon fantastik edhe pse duhet theksuar se gjithcka eshte ndare ne fund ne grupet perkatese, duke qene se Luftetari e pati luftenn ndaj Orikumit qe u nda me golaverazh pasi mbyllen me pike te barabarta, ndersa Iliria arriti qe te ruante 1 pike diference ndaj Luzit 2008.

ILIRIA 1-0 LUFTËTARI (90’+2′ S. Selmani)

Formacionet

ILIRIA: Xhika; Kallaku, Vidal Monteza, Stafa, B. Selmani, Kaçubela, Veriu, Koleci, Guedes Dos Santos, S. Selmani, A. Selmani. Trajner: Dritan Smajlaj

LUFTËTARI: Ribeiro Barbos; Çulli, Gomes Dos Santos, Puci, Tuni, Ramadani, Mirani, Vucaj, Mërkuri, Mukoj, Diamanti. Trajner: Besmir Shabani

Lajme të tjera

Lajmet e fundit