Partizani ekipi i parë finalist, Skënderbeu rikthen barazpeshën në përballjen me Tiranën

14 Prill 2025
8:42
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e dyta gjysmëfinale të play off-it në volejboll për meshkuj. Partizani është finalisti i parë pas triumfit ndaj Studentit në derbi, ndërsa sfida tjetër mes Skënderbeut e Tiranës shkon më ndeshje të tretë.

Në derbin kryeqytetas, Partizani fitoi 3-0 ndaj Studentit, ndeshje e luajtur në Farkë (25-19, 25-21, 25-18). Një ndeshje pa shumë histori, e komanduar nga të kuqtë, që do të synojnë mbrojtjen e titullit kampion.

Më e bukur sfida e luajtur në Farkë, ku Skënderbeu fitoi 3-2 ndaj Tiranës (21-25, 19-25, 25-20, 25-21, 15-6). Fitore me përmbysje e skuadrës korçare, që besoi te përmbysja dhe ia doli mbanë, duke barazuar 1-1 serinë.

Tirana shpërdoroi një rast të artë për të shkuar në finale dhe tashmë gjithçka do të vendoset në gjysmëfinalen e tretë, që do të luhet në mesjavë në Korçë.

Gjysmëfinale-Meshkuj

Nd.1, Partizani – Studenti, 3-0

Nd.1, Skënderbeu – Tirana, 1-3

Nd.2, Studenti – Partizani, 0-3 (0-2)

Nd.2, Tirana – Skënderbeu, 2-3 (1-1)

Nd.3, Skënderbeu – Tirana

Lajme të tjera

Lajmet e fundit