Vetëm 5 fitore në kampionat që nga dhjetori, Chelsea merr vendimin për trajnerin Maresca

15 Prill 2025
10:52
Telesport
back button

Enzo Maresca ruan besimin e bordit drejtues të Chelsea pavarësisht nga një rënie shqetësuese në formë javët e fundit. Sipas të përditshme britanike “The Sun”, klubi nuk ka ndërmend të largojë trajnerin italian.

Javët e fundit, skuadra londineze ka humbur shkëlqimin e muajve të parë të sezonit, duke zbritur në vendin e gjashtë në renditjen e Premier League. Barazimi në ndeshjen e fundit në shtëpi ndërlikoi jo pak pozitat.

Që nga dhjetori, skuadra e Chelsea ka fituar vetëm 5 nga 15 ndeshjet e luajtura, por është ende në garë për një vend në katërshe. Ndërkohë që, Chelsea është pranë kualifikimit në gjysmëfinalet e Conference League.

Maresca erdhi në verë te londinezët, ku zuri vendin e Pochettino. Ai ka deklaruar se klubi nuk ia ka kërkuar domosdoshmërisht kualifikimin në Champions League që sezonin e parë, ndaj është brenda objektivave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit