Zbulohet transferimi i radhës i Real Madrid. Do të vijë nga Anglia dhe do të kushtojë 85 milionë euro

24 Qershor 2026
19:20
Telesport
back button

Pavarësisht se dëshira e madhe e Jose Mourinho për mesfushën e Real Madridit është Enzo Fernandez, trajneri portugez ka dhënë dritën jeshile për transferimin e një tjetër mesfushori nga Premier League.

Bëhet fjalë për Mateus Fernandes, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit me West Ham dhe pse klubi londinez përfundoi në Championship. 21-vjeçari portugez është nën radarin e shumë klubeve të mëdha, largimi i tij nga West Ham është 100% i sigurt.

Klubi londinez kërkon të paktën 85 milionë euro, shifër që mesa duket Real Madrid është i gatshëm ta paguajë, sipas Fabrizio Romano dhe burimeve të tjera mediatike nga Anglia dhe Spanja. Ardhja e Mateus Fernandes nuk përjashton mundësinë edhe të transferimit të Enzo Fernandez, për të cilin Chelsea kërkon mbi 120 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit