Inter ka humbur një nga objektivat kryesor për merkaton e kësaj vere. Marco Palestra i cili ndiqej prej kohësh nga zikaltrit, është shumë pranë transferimit te Chelsea për rreth 60 milionë euro.
Të gjendur në këtë situatë, Inter mësohet se po shqyrton dy alternativa të tjera për mbrojtjen. Emri i parë në listë është ai i Andrea Cambiaso. Juventus kërkon 40 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin.
Emri i dytë është zvicerani Dan Ndoye, i cili mund të rikthehet në Serie A, vetëm pas një sezoni te Nottingham Forest në Premier League.
Vlera në treg e 25-vjeçarit është 35 milionë euro. Në të dy rastet, nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së Davide Frattesi në këtë operacion, pasi mesfushori italian pëlqehet si nga Juventus ashtu edhe Nottingham Forest.







