Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, foli për “Amazon Prime Video”, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Champions League, duke eliminuar gjigantët bavarezë:
“Jam shumë i lumtur, kemi bërë një ndeshje si skuadër e madhe. Ishte e vështirë, por ia dolëm”.
Për Lautaron: “Bëri një ndeshje prej kapiteni, si gjithmonë. Në fund ishim të gjithë pak të shteruar fizikisht”.
Për grintën e skuadrës: “Grintë argjentinase, ‘la garra’ tipike”.
Për veten dhe Lautaron si dyshe ndaj mbrojtësve të Bayernit: “Faleminderit shumë… Kur flet Luca Toni më kujton një reklamë me Franck Ribéry… (qesh)







