Maresca: Është e rëndësishme të përfshijmë tifozët që të shohim një Chelsea më fitues

17 Prill 2025
9:29
Telesport
back button

Pasi fitoi 3-0 ndeshjen e parë çerekfinale të Conference League ndaj Legia Varshavë, skuadra e Chelsea përgatitet sot për sfidën e kthimit, që me shumë gjasa do ta kualifikojë në gjysmëfinale.

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, tha: “Ne, me tifozët tanë, jemi një ekip më i mirë, më i fortë. Është gjithashtu në dorën tonë të përmbushim pritshmëritë dhe të përfshijmë tifozët tanë, sepse këtë sezon, kur duam t’i përfshijmë ata, ata na mbështesin”.

Besoj se futbolli është i tifozëve. Si ekip, kur tifozët na mbështesin, është e rëndësishme sepse lojtarët mund ta ndiejnë këtë ndjenjë. Ne duhet të jemi në gjendje t’i angazhojmë ata”, shtoi trajneri italian.

Tifozët për mua janë të rëndësishëm sepse janë pjesa kryesore e çdo klubi. Nëse tifozët ankohen sepse pas katër minutash portieri ynë humbet topin, nëse jam njëri prej tyre, ankohem edhe unë”, shtoi Maresca.

Ndonjëherë ata ankohen për diçka që ndoshta nuk mund ta shohin, por është plani. E vetmja gjë që mund të them është se tifozët kanë qenë gjithmonë të mirë me ne. Ndonjëherë ata nuk janë të lumtur. Ne duhet të jemi mjaftueshëm të mirë për të angazhuar tifozët”, tha Maresca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit