Arsenal shkoi në gjysmëfinalet e Champions League pasi eliminoi Real Madrid, por për “topçinjtë” nuk ishte një përballje e lehtë. Sidomos pasi skuadra londineze humbi një penallti me Bukayo Saka në pjesën e parë.
Kur kujton këtë episode, trajneri Mikel Arteta humbet kontrollin: “Kur Saka humbi atë penallti isha gati të hyja në fushë dhe ta merrja me shpulla. Ai e mori atë vendim, por unë isha i shqetësuar se çfarë mund të ndodhte mendërisht”.
“Gjithsesi, ne fituam dhe Saka më pas shënoi një gol në pjesën e dytë. U kualifikuam dhe meritë për këtë ka edhe ai, pasi luajmë në grup dhe Saka dha ndihmesën e tij të madhe. Rëndësi ka kualifikimi”, tha Arteta.







