Roma, a mund të jetë ende i dobishëm Kumbulla? Rrëfimi ekskluziv i shqiptarit: Në Spanjë kam rilindur…

18 Prill 2025
11:34
Alfred Lleshi
back button

Marash Kumbulla, mbrojtësi shqiptar në pronësi të Romës, po kalon një periudhë të shkëlqyer huazimi tek Espanyol në La Liga. Pas një periudhe të vështirë me dëmtime dhe mungesë minutash në Itali, ai ka gjetur formën dhe vazhdimësinë në Spanjë, duke u renditur ndër mbrojtësit më të mirë të kampionatit.​

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, Kumbulla shprehet:​ “Sigurisht që ndjehem mirë dhe po luaj vazhdimisht. Kam vazhdimësi loje, çka është gjëja më e rëndësishme për një sportist. Shpresoj të vazhdoj kështu”. ​

Ai thekson se vendimi për t’u bashkuar me Espanyol erdhi pas një periudhe të vështirë me dëmtime: “Pas dëmtimit të rëndë që kalova kisha nevojë të luaja. Pas telefonatës së drejtuesve të Epsnayol, për një ditë e gjysmë isha këtu”. ​

Kumbulla kujton periudhën e tij te Roma dhe marrëdhënien me trajnerin Mourinho:​ “Me Jose jam rritur shumë në karakter dhe mentalitet. Ai të ndihmon ta shohësh futbollin në një mënyrë tjetër dhe kjo e bën më të lehtë të luash në nivele më të larta”.

Sa i përket të ardhmes, Kumbulla është i paqartë:​ “Nuk mendoj fare për këtë tani për tani. Jam këtu dhe dua të kontribuoj për shpëtimin e Espanyol-it. Kam edhe kombëtaren shqiptare, për të cilën duhet të mendoj. Në fund të sezonit do të shohim çfarë është më e mira për mua”. ​

Me paraqitjet e tij të mira në La Liga, Kumbulla po tregon se ka potencial për të qenë një aset i vlefshëm për çdo skuadër, përfshirë edhe Romën, në të ardhmen. Ja intervista e mbrojtësit shqiptar për “Corriere dello Sport”:

A keni vendosur ku do të luani sezonin e ardhshëm?
Nuk e di, s’e kam fare idenë. Jam këtu i huazuar deri në fund të sezonit, ndihem shumë mirë, do të vendosin klubet.

Pse nuk arritët të kishit vazhdimësi te Roma?
Dua ta bëj të qartë që jam shumë i lumtur që skuadra, shokët e mi, kanë rigjetur qetësinë dhe rezultatet e duhura me Ranierin. Njëherazi dua të shtoj që prioriteti im tani është Espanyoli. Të shpëtojmë nga rënia dhe të qëndrojmë pranë tifozëve është e vetmja gjë që kam në mendje. Pastaj, nuk e di çfarë ndodhi në Romë, ndoshta ishte një bashkim faktorësh, por largimi ishte gjëja e duhur për ta rigjetur veten. Nuk dua të tingëlloj mendjemadh, por pak e prisja që mund të bëja mirë.

Jeni stërvitur nga Mourinho dhe De Rossi, çfarë ju ka mbetur nga ata?
Mou është i jashtëzakonshëm, i drejtpërdrejtë, di të jetë edhe i ashpër, por të sheh në sy dhe të thotë gjithmonë të vërtetën. Kjo më ka ndihmuar të rritem. Me De Rossin kam punuar pak, por më pëlqejnë idetë e tij dhe mënyra si i qaset punës. Simpatik kur duhet, shumë serioz në momente të tjera. Pak si Manolo Gonzalez, trajneri ynë këtu. Një personazh që më kujton Danielen, di të lidhet me lojtarët, nuk bën dallime.

A flisni ende me Juric? Në Verona ishte i rëndësishëm për ju…
Nuk mendoja që te Roma do t’i shkonte ashtu, për mua është një trajner dhe njeri i mirë. E vlerësoj shumë. Flasim rrallë, herë pas here i shkruajmë ‘suksese’ njëri-tjetrit kur kemi ndonjë ndeshje të rëndësishme.

A ndiheni ndryshe pas një viti jashtë Italisë?
Më shumë i rritur sesa i ndryshuar. Është një përvojë që do ta rekomandoja për të gjithë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit