Kanë përfunduar 3 ndeshjet e drekës në Premier League të vlefshme për javën e 33-të. Arsenal fitoi pa probleme 0-4 në transfertë ndaj Ipswich. Trossard shënoi 2 gola në minutat 14′ dhe 68′, golat e tjerë u shënuan nga Martinelli 28′ dhe Nwaneri 88′. Me këtë fitore, Arsenal thjesht shtyn festën e Liverpool për titullin kampion. SHIKOGOLAT
Chelsea ka fituar 1-2 në transfertë në derbin ndaj Fulham. Vendasit gjetën të parët golin me Iwobi në minutën e 20′, “Blutë” barazuan shifrat me Tyrique George në minutën e 83′, ndërsa goli i fitores së madhe erdhi nga Pedro Neto në minutat e fundit shtesë. Me këtë fitore, Chelsea renditet aktualisht në vendin e pestë me 57 pikë, vend që të dërgon në Champions League. SHIKOGOLAT
Manchester United është mposhtur në “Old Trafford” 0-1 nga Wolves, Pablo Sarabia ndëshkoi “Djajtë” tre minuta pasi u fut në fushën e lojës. Kjo ishte fitore e pestë rresht për “Ujqërit” në Premier League dhe tani renditen në vendin e 15-të me 38 pikë, aq pikë sa ka Manchester United që renditet një vend më sipër. SHIKOGOLAT







