Partizani B nuk e diskuton Turbinën, fiton 3-0 dhe ngjitet në Kategorinë e Dytë

20 Prill 2025
18:26
Telesport
back button

Festë te klubi i Partizanit, dhe kjo jo për meritën e klubit të parë, por falë Partizanit B. “Demat e Kuq të vegjël” kanë mundur në finalen e play-off Turbinën me rezultatin e pastër 3-0, duke siguruar “biletën” për në Kategorinë e Dytë për sezonin e ri.

“Partizani B ka siguruar pjesmarrjen në Kategorinë e Dytë për sezonin e ri futbollistik 2025 – 2026. Në takimin final luajtur sot pasdite në stadiumin “Elbasan Arena”, të kuqtë falë suksesit 3 – 0 me golat e Jatta 15′ dhe Contreras 76′ , 87′ kanë mposhtur Turbinën. Një sukses i merituar ky për të besuarit e trajnerit Renaldo Kalari që mbyllin pozitivisht këtë sezon futbollistik.

Partizani B konkretizon kështu në mënyrën më pozitive objektivin e përcaktuar që në fillim të këtij sezoni, falë edhe mbështetjes dhe impenjimit maksimal të të gjithë drejtuesve të klubit dhe veçanërisht të Presidentit Gazment Demi”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit të kuq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit