Humbje e hidhur për Interin në ndeshjen e Pashkëve, në fushën e Bologna, çka i kushton ekipit zikaltër kreun e kampionatit i vetëm. Tani zikaltrit janë të detyruar ta ndajnë vendin e parë me Napolin e ish-trajnerit Conte, në pritje të zhvillimeve të radhës.
Për këtë ndeshje dhe pasojat që mund të ketë për Interin, ka folur ish-mbrojtësi i zikaltërve, Giuseppe Bergomi, tani opinionist në “Sky Sport”: “Ndeshja ishte shumë e bukur nga ana taktike. Rezultati final? Me një barazim, sipas mendimit tim, aspekti psikologjik do të kishte pasur rëndësi, sepse zikaltërit do të ruanin një pikë avantazh.
Tani Inzaghi duhet të jetë shumë i aftë për të rikarikuar dhomën e zhveshjes. Duhet të punojë me kokat e djemve. Mungesat? Është gjithmonë e shëmtuar t’i përmendësh, por ka munguar një lojtar si Thuram, që i jep thellësi skuadrës”.







