Inzaghi: Jemi shumë të zhgënjyer, por kampionati nuk përfundon këtu

21 Prill 2025
8:40
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, foli në konferencë për shtyp nga stadiumi “Dall’Ara” pas ndeshjes së humbur 1-0 kundër Bologna.

Lojtarët e Bologna, pas ndeshjes thanë se Interi pagoi lodhjen në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Ju çfarë mendoni?
Besoj se ishte një ndeshje e ekuilibruar, me pak ndërhyrje nga portierët. Ne bëmë një ndeshje të organizuar, me shumë sakrificë. Në pjesën e dytë mund t’i zhvillonim më mirë disa raste dhe pastaj episodi i fundit na ndëshkoi. Sidoqoftë, nuk duhet të mendojmë se kjo humbje mund të ndikojë në rrugëtimin tonë.

A jeni më i pakënaqur nga paraqitja apo rezultati?
Jam i kënaqur me paraqitjen, sepse mendova që kundër një skuadre si Bologna do të vuanim më shumë. Jam i zhgënjyer për rezultatin, por Bologna është një skuadër me shumë vlera.

A do të jetë e rëndësishme që ndeshjet kundër Milanit dhe Romës t’i luani në shtëpi?
Po, dhe dua të falënderoj tifozët e shumtë që na ndoqën sot në transfertë.

Një gjykim për Bisseck?
Rivënia anësore që solli golin nuk duhej të jepej, sepse ajo e mëparshmja u ekzekutua shumë më përpara dhe lojtarët ishin të nervozuar. Te goli ka një gabim që nuk është vetëm i Bisseck, por i gjithë skuadrës. Duhej ta kishim larguar atë top ndryshe.

Sa ju munguan Dumfries dhe Thuram?
Sigurisht që na munguan, por jemi mësuar tashmë, sepse është një periudhë kur nuk arrijmë kurrë të jemi të plotë. Duhet ta analizojmë humbjen duke lënë mënjanë nervozizmin. Skuadra ishte shumë e zhgënjyer dhe nervoze tani, kështu që analizën do ta bëjmë më vonë. Megjithatë, kampionati ynë nuk përfundon këtu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit