Sonte u luajten disa miqesore te kombëtareve te medha. Ne kuader te pergatitjeve per Euro 2024, “Gjelat” e Francës mundën në “Stade Saint-Symphorien”, të Metzit, përfaqësuesen e Luksemburgut me rezultatin bindës, 3 me 0.
Një gol në pjesën e parë, nga Randal Kolo Muani, në minutën e 43′-të të sfidës dhe dy gola të tjerë, në fraksionin e dytë të lojës, në minutën e 70′-të nga Jonathan Clauss dhe të 85′-tën, nga Kylian Mbappe “hipotkuan” triumfin e parë të qershorit, siç theksuam edhe më lart, me një rezultat bindës.
Tashmë, në sfidën e dytë përgatitore të këtij muaji Franca do përballet mbrëmjen e 9 qershorit me përfaqësuesen e Kanadasë, për vijuar më pas me sfidën e parë hapëse, të Evropianit të Gjermanisë, ku do të përballen me Kombëtaren e Austrisë në mbrëmjen e 17 qershorit.
Fitore e lehte edhe per Belgjiken me rezultatin 2-0 ndaj Malit te Zi me golat e shenuar nga De Bruyne dhe Trossard.
Fitore e thelle sakaq per Spanjen qe mundi 5-0 Andorren me golat e shenuar nga Perez, hatrick i Oyarzabal dhe vulosja e rezultatit nga Ferran Torres. Kujtojme qe Spanja do te jete kundershtari i Shqiperise ne grupin e Euro 2024.







