Manchester City duket se po kalon një moment të mirë në kampionat, teksa është ngjitur mes shumë vështirësish në vendin e katërt në Premier League, që të kualifikon në Champions.
Gjithsesi, beteja për “citizens” është ende e gjatë, teksa ndeshja e radhës sot ndaj Aston Villa është një provë e vështirë ndaj një rivali direkt. Para ndeshjes foli për mediat trajnerin Pep Guardiola.
“Ndeshja ndaj Aston Villa është një tjetër finale për të shkuar në Champions. Por jo vetëm kjo sfidë, pasi do të ketë një tjetër finale kundër Wolverhampton. Të gjitha ndeshjet do të jenë finale tani e tutje për ne”, tha Guardiola.
“Ndaj Aston Villa është e veçantë, pasi ata janë rival i drejtpërdrejtë për një vend në Champions. I kamë parë ndeshjet e tyre ndaj PSG dhe më lanë përshtypje. Do të jetë një finale dhe për këtë do të kemi nevojë që tifozët tanë të na ndihmojnë që nga minuta e parë”, tha Guardiola.







