Chelsea kërkon sulmuesin që shkëlqeu në Champions këtë sezon, gati 70 milionë euro

23 Prill 2025
9:33
Telesport
back button

Chelsea nuk ndalet në merkato dhe synon të forcojë repartin sulmues. Sipas “Fichajes.net”, klubi londinez ka nisur kontaktet për Serhou Guirassy, ​​sulmuesi i Borussia Dortmund.

Një transferim që pritet të kapë shifrën 70 milionë euro. 29-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 14 ndeshje.

Në total, në të gjitha garat, ai ka grumbulluar 29 gola dhe 8 asistime. Numra që janë joshëse për shumë klube të mëdha në Europë. Chelsea është mbështetur kryesisht te Cole Palmer dhe Nicolas Jackson, por kanë nevojë për një sulmues të fortë goli.

Ndaj, Guirassy do të sillte më shumë cilësi dhe përvojë, duke qenë gati për të bërë hapin e madh në Premier League. Ai është në kulmin e karrierës së tij dhe ky mund të jetë shansi i tij i fundit për t’u bashkuar me një klub të madh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit