Fidel Ylli konfirmohet në krye të KOKSH, zgjidhen edhe anëtarët e rinj të KE-së

24 Prill 2025
8:17
Telesport
back button

Fidel Ylli është rikonfirmuar në krye të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), duke u rizgjedhur në postin e presidentit. Ai ishte kandidati i vetëm në garë. Ky ishte rezultati i asamblesë së 31-të të përgjithshme zgjedhore të KOKSH.

Erlind Pëllumbi fitoi garën me Elez Gjoza për postin e zv.presidentit, duke qëndruar në këtë post. Ndërkohë që, mes 11 kandidatëve për anëtar të Komitetit Ekzekutiv, 8 prej tyre janë zgjedhur.

Ata janë Alfred Tahiraj, Enkeleda Çaushi, Florend Kalivopuli, Julinda Dhame, Izmir Smajlaj, Krenar Dila, Leonard Luli dhe Pavlina Evro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit