Plas te Gjermania, akuza ndaj Nagelsmann para Europianit: Nuk meritoj të jem në stol, vendimi më i vështirë për t’u pranuar

6 Qershor 2024
11:00
Telesport
back button

Europiani i këtij viti do të zhvillohet në Gjermani, ndaj dhe trajneri i kombëtares vendase Julian Nagelsmann i thirri lojtarët e tij për bisedime individuale përpara këtij eventi. Objektivi ishte krijimi i një atmosfere të mirë në momentin e nisjes së fazës përgatitore.

Megjithatë, jo të gjithë i morën mirë idetë e trajnerit. Një mbi të gjithë, ai që ka mbetur i zhgënjyer është portieri i Barcelonës, Marc-André ter Stegen. Trajneri Nagelsmann ka vendosur që titullar të jetë veterani Manuel Neuer, nëse gjendja fizike e lejon.

Më është komunikuar troç. Ai do të luajë. Sigurisht që nuk është një zgjedhje e lehtë për t’u pranuar. Çfarë mund të bëj tani? Asgjë. Por nuk është e lehtë të gëlltitet. Mendoj se e meritoj vendin dhe më duket absurde të shkoj të bëj të dytin”, tha Ter Stegen.

Ter Stegen ishte portieri startues i kombëtares gjatë dëmtimit të Neuer dhe ai priste të vazhdonte të ishte i tillë: “Mendova se do të rrija si numri një. Mendoj se është vendimi më i vështirë për t’u pranuar në karrierën time”.

Është një ngjarje e rëndësishme, nuk ka kuptim të fshihesh. Mendoj se kam shumë argumente që e meritoj. Nuk mendoj se ishte një zgjedhje e lehtë as për trajnerin. Do të mendoj të stërvitem sa më mirë dhe të jem gati”, tha Ter Stegen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit