Zanetti, nostalgjik për tripletën: Ato dy vite me Mourinhon do të mbesin gjithmonë në zemrat tona

25 Prill 2025
8:28
Alfred Lleshi
back button

Gjatë një interviste për “BBC Sport”, në kuadër të dokumentarit “How to Win the Champions League”, i përqendruar te figura e José Mourinhos, Javier Zanetti, zv.presidenti aktual i Interit, ka treguar se sa shumë ndikoi “Special One” në rrugëtimin e tij me zikaltërit:

“Mourinho krijoi një familje. E konsolidonim grupin gjatë javës, edhe në momente si barbekytë, që i pëlqenin trajnerit. Ishin momente uniteti. Një herë thashë se do të hidhesha në zjarr për José Mourinhon.

Marrëdhënia jonë nuk ishte thjesht ajo mes një trajneri dhe një lojtari, apo mes trajnerit dhe kapitenit, ishte shumë më tepër. Ishte një lidhje shumë e fortë njerëzore dhe do të mbetet e tillë përherë. Ato dy vite ishin shumë domethënëse për mua dhe për atë, do të mbesin gjithmonë në zemrat tona. Na mësoi shumë dhe na bëri të besonim se mund të shkruanim historinë. Në fakt e bëmë këtë”.

José Mourinho e udhëhoqi Interin drejt një epoke të artë. Në dy sezone (2008-2010), ai fitoi tripletën historike: titullin kampion, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve (në vitin 2010). Këtyre iu shtohen një tjetër titull (2009) dhe Superkupa Italiane (2008), për një total prej 5 trofesh, që shënuan një epokë të paharrueshme për tifozët zikaltër.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit