Raphina do largohet nga Barcelona? 3 klube duan të transferojnë brazilianin, katalanasit i kanë idetë e qarta

25 Prill 2025
17:23
Telesport
back button

Edhe pse Raphinha është shprehur vazhdimisht që është i lumtur te Barcelona dhe nuk e mendon largimin, sërish ka interes të madh për brazilianin nga disa klube të njohura.

Manchester City, Al Hilal dhe Chelsea e kanë identifikuar brazilianin si një objektiv parësor për merkaton e verës, duke qenë të gatshme të paguajnë një shifër të lartë për kartonin e tij.

“Qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola e shohin anësorin e Barçës si zgjidhjen ideale për të rigjallëruar krahun e majtë, një zonë që nuk ka performuar siç pritej këtë sezon. Në Arabinë Saudite, Al Hilal po kërkon të shtojë Raphinha-n në plejadën e saj të yjeve ndërkombëtarë, ndërsa në Londër, Chelsea beson se ardhja e tij do të ishte çelësi për rindërtimin e sulmit për sezonin e ri.

Performanca e brazilianit ka qenë një nga më të spikaturat te Barcelona në këtë sezon. Nën drejtimin e Hansi Flick, ai jo vetëm që ka treguar qëndrueshmëri në La Liga, por ka qenë gjithashtu i rëndësishëm në ndeshjet e Champions League, duke u konfirmuar si një anësor elitar me statistika të jashtëzakonshme si në gola ashtu edhe në asiste.

Edhe pse Barcelona është shumë e kënaqur me brazilianin dhe as që e mendon largimin e tij këtë verë, situata e vështirë financiare mund ta detyrojë klubin katalanas të ndryshojë mendje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit