Nga makthi në gëzim… e gjitha në vetëm shtatë muaj apo më shumë. Pas skualifikimit për çështjen e basteve dhe rikthimit në skuadër me fanellën e Juventusit në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, Nicolò Fagioli do të luajë Europianin me fanellën e Italisë. Trajneri Spalletti ka zyrtarizuar listën me 26 lojtarët e thirrur për Gjermani 2024 dhe në listë është edhe Fagioli.
Antonello Valentini, ish-menaxheri i FIGC, foli në TMW Radio duke folur gjithashtu për Italinë e Spallettit dhe polemikat që lidhen me thirrjen e Nicolò Fagiolit: “Ai bëri një gabim, ai pagoi, Spalletti beson se mund të jetë i dobishëm. Nuk më pëlqen kjo hipokrizi dhe malinjitet, që ndoshta buron edhe nga ngjyrat e fanelave.
Paolo Rossi u skualifikua për sjellje të pahijshme sportive, por u kthye dhe na bëri të fitojmë Kupën e Botës. Dhe pastaj ka edhe shembuj të tjerë, ka spekulime të padenjë për Fagiolin”.
Edhe Buffon u ndal te polemikat: “Fagioli eshtë një djalë që kërkoi falje, pagoi, kaq! Nëse doni kamxhikun, do vazhdojmë ne më vonë…”.
Samuele Ricci, Riccardo Orsolini dhe Ivan Provedel mbeten të përjashtuar. I sinjalizuar nga trajneri, portieri i Lazios u vu në dispozicion dhe do të vazhdojë të stërvitet në bazën e grumbullimit, duke mbajtur kontakte me trajnerin Marco Savorani.
Të premten skuadra do të kthehet në Coverciano për seancën stërvitore në orën 17:00. Në orën 19:15 është caktuar takimi me kreun e Komisionit të Arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosetti, i cili do të prezantojë udhëzimet dhe direktivat që do t’u kërkohet gjyqtarëve të ndjekin gjatë ndeshjeve të Kampionatit Evropian.
26 emrat e Italisë:
Mbrojtës: Alessandro Bastoni (Inter), Raoul Bellanova (Torino), Alessandro Buongiorno (Torino), Riccardo Calafiori (Bologna), Andrea Cambiaso (Juventus), Matteo Darmian (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Federico Gatti (Juventus), Gianluca Mancini (Roma);
Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Nicolò Fagioli (Juventus), Michael Folorunsho (Hellas Verona), Davide Frattesi (Inter), Jorginho (Arsenal), Lorenzo Pellegrini (Roma);
Sulmues: Federico Chiesa (Juventus), Stephan El Shaarawy (Roma), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Genoa), Gianluca Scamacca (Atalanta), Mattia Zaccagni (Lazio).







