Çfarë supersfide! Dumfries shënon gol të “çmendur”, Barcelona kundërpërgjigjet me Yamal

30 Prill 2025
21:28
Telesport
back button

Po luhet në stadiumin olimpik të Katalonjës, sfida e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Inter-it. Supersfida ka nisur direkt me gol dhe janë zikaltrit ata që kanë gjetur të parët rrjetën.

Pas një kundërsulmi të shpejtë,  Danzel Dumfries kroson në zonë për Marcus Thuram, francezi dërgon topin në rrjetë me finte, që në sekondën e 33-të. SHIKOGOLIN

Në minutën e 20-të, Inter shënoi edhe golin e dytë, pas një krosimi të Hakan Calhanoglu nga goditja e këndit, Acerbi me kokë asiston për Danzel Dumfries, holandezi dërgon topin në rrjetë me stil “gërshëre”. SHIKOGOLIN

Në minutën e 24-të, Barcelona kundërpërgjigjet me Lamine Yamal, djaloshi spanjoll shënon një gol shumë të bukur. Rezultati momental, Barcelona-Inter 1-2. SHIKOGOLIN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit