Mkhitaryan: Duhet t’i shfrytëzojmë edhe në kthim pikat e dobëta të Barcelonës

1 Maj 2025
8:14
Alfred Lleshi
back button

Mesfushori i Interit, Henrikh Mkhitaryan, foli për mikrofonët e “Sky Sport” pas barazimit 3-3 kundër Barcelonës, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, ku u përpoqëm të jepnim më të mirën tonë.

Ndoshta mund të bënim diçka më shumë në disa momente, por jemi të kënaqur me rezultatin, edhe pse kaluam dy herë në avantazh. Ndoshta mund ta kishim ruajtur rezultatin, por ky është futbolli. Luajtëm kundër një skuadre shumë të fortë, që qarkullon topin shkëlqyeshëm. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën për ta fituar ndeshjen e kthimit dhe kaluar më tej në finale”.

Armeni shtoi për ndeshjen e kthimit: “Duhet të luajmë më mirë, të bëjmë atë që na takon, sepse e dimë sa të fortë janë katalanasit. Sidoqoftë, kanë edhe ata ndonjë pikë të dobët, jo shumë, të cilat duhet t’i shfrytëzojmë. Çfarë mund ta bëjë diferencën? Duke fituar ndeshjen e kthimit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit