Mkhitaryan: Në kthim do të japim maksimumin edhe për kapitenin tonë, Lautaro

3 Maj 2025
8:00
Alfred Lleshi
back button

Vazhdon të komentohet barazimi spektakolar 3-3 i së mërkurës mbrëma në Montjuïc, mes Barcelonës dhe Interit, ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve. Mesfushori armen i zikaltërve, Henrikh Mkhitaryan, foli për “TNT Sport”:

“Ishim të bindur se mund të bënim më mirë. Nuk është e lehtë të luash kundër Barcelonës, një skuadër shumë e fortë, e re dhe plot talent. Katalanasit e menaxhojnë shumë mirë zotërimin e topit dhe dinë të luajnë.

Ne dhamë gjithçka. Ndoshta mund të kishim bërë pak më shumë, por nuk ishte e thjeshtë. Trajneri na tha vetëm ta mbajmë kokën lart dhe të vazhdojmë kështu, sepse po bëjmë mirë. Pikërisht kjo ka më shumë rëndësi”.

Në “San Siro”, a mendoni se mund të kualifikoheni?
Sigurisht, kjo është ajo që shpresojmë, do të japim maksimumin. Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë, sepse kemi humbur kapitenin tonë, liderin tonë, Lautaro Martínez. Sidoqoftë, duhet të përpiqemi të japim më të mirën, edhe për ta zëvendësuar, edhe për të luajtur për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit