Ish-lojtari i Gjermanisë: “Nuk ka kuptim që Wirtz të transferohet te Bayern”

2 Maj 2025
17:16
Telesport
back button

Ish-lojtari i kombëtares gjermane, Jens Nowotny, mendon se Florian Wirtz nuk duhet të transferohet te Bayern. Sipas tij, do të ishte një gabim i madh strategjik.

“Nuk mendoj se ka kuptim. Ka vende të tjera ku mund të zhvillohesh më shumë personalisht. Jam i sinqertë kur them se Bayern nuk është klubi i duhur për të. Nuk ka kuptim”.

“Do të doja ta shihja te Bayer Leverkusen deri për Kupën e Botës. Ai mund të bëhet lojtar i klasit botëror. Pse te Bayern?”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit