Marko Arnautovic ka reflektuar mbi aventurën e tij me fanellën zikaltër në një intervistë të publikuar në “Matchday Programme”. Sulmuesi austriak ka treguar me krenari lidhjen e tij me klubin zikaltër dhe emocionet që ka përjetuar gjatë këtij rikthimi tek Interi.
“T’i vesh këto ngjyra për mua do të thotë gjithçka, – deklaroi Arnautovic. – Është një fanellë që ka peshë, sepse Interi është klub i madh. Ndihem krenar që e mbaj veshur këtë fanellë, që jam këtu me shokët e skuadrës dhe me të gjithë ata që punojnë për këtë klub. Çdo ditë përpiqem të jem një person pozitiv, të jap maksimumin dhe të ndihmoj për ta çuar nivelin gjithmonë e më lart”.
Në fund, Arnautovic ndalet edhe te suksesi historik i fitimit të yllit të dytë, që erdhi vitin e kaluar: “Është një ëndërr që u bë realitet. Jam rikthyer tek Interi pas 14 vitesh dhe fituam kampionatin e yllit të dytë (titullin e 20-të). Ishte një moment i jashtëzakonshëm”.







