Me formacionin e dytë, Inter fiton me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Veronës, në sfidën e javës së 35-të, e luajtur në “San Siro”. Inzaghi kishte lënë pushim titullarët për sfidën e sotme, ndërsa Kristjan Asllani e nisi nga minuta e parë dhe nuk zhgënjeu aspak. SHIKOGOLIN
Mesfushori kuqezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9-të për të cilën u desh ndërhyrja e VAR-it për ta dhënë, pas një prekje të topit me dorë nga mbrojtësi i Veronës. Rezultati i pjesës së parë u mbyll 1-0 për Inter-in, por nuk ndryshoi as në pjesën e dytë.
Kristjan Asllani përveç ekzekutimit të saktë të penalltisë, bëri një paraqitje shumë të mirë sonte dhe jo më kot u zgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes, i vlerësuar me notën 8.0. Kur mbeten edhe tre javë nga fundi, Inter mbetet në vendin e dytë me 3 pikë më pak se Napoli. E gjithë vëmendja e zikaltërve tani do jetë në sfidën e kthimit ndaj Barcelonës në Champions League, e cila luhet të martën në mbrëmje.







