Dinamo e Partizani, edhe një derbi përpara pushimeve

6 Maj 2025
18:17
Telesport
back button

Dinamo e Partizani u eliminuan nga gara për titull, por nuk e kanë përfunduar ende sezonin aktual.

Dinamo u mund 2-1 mes polemikave pa fund nga Vllaznia, ndërsa Partizani u ndal te barazimi 0-0 nga Egnatia, barazim që çonte në finale kampionët në fuqi, për shkak të renditjes më të mirë në sezonin e rregullt.

Tani Dinamo e Partizani duhet të gjejnë forca për të luajtur edhe një ndeshje të fundit, pasi sipas programit të Final 4 zyrtarizuar sot nga FSHF, në 9 maj (Dinamo-Partizani, ora 16.00) duhet të ndeshen në stadiumin e Laçit për të përcaktuar vendet 3 dhe 4 në Kategorinë Superiore.

Në letër kjo ndeshje mund të vlente shumë, pasi vendi 3 merrte kualikimin në Conference League, por tashmë nuk ka më vlerë, sepse të dyja ekipet e kanë siguruar Europën, duke qenë se Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë.

Të premten nis edhe Giro D’Italia dhe do të ketë probleme me qarkullimin rrugor, ndaj ndeshja e planifikuar të luhej në Elbasan është spostuar në Laç, me ndryshim orari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit