Plani i “frikshëm” i Barcelonës për Interin, t’i eleminojë nga Champions dhe t’u “rrëmbejë” heroin e ndeshjes së kaluar

6 Maj 2025
19:06
Telesport
back button

Inter dhe Barcelona do përballen sonte në mbrëmje në sfidën e kthimit në Champions League, për të vendosur ekipin që do të shkojë në finalen e madhe. Prestigjozja “Sport”, raporton se Barcelona vjen në milano me dy synime madhore.

I pari, të eleminojë zikaltrit dhe të shkojë në finalen e Champions League. Synimi i dytë, të nisë bisedimet me përfaqëuesit e Denzel Dumfries. Holandezi bëri një paraqitje madhështore në gjysëmfinalen e parë, duke bërë për vete drejtorin sportiv Deco dhe mbi të gjitha trajnerin Hansi Flick.

Inter nuk e konsideron të pashitshëm holandezin, edhe pse ai është rritur shumë ndeshjet e fundit. Zikaltrit janë të gatshëm të heqin dorë prej tij për një shifër mes 75-80 milionë euro, një shumë e majme për financat e Barcelonës në këto momente, por klubi katalanas mund të bëjë një sakrificë dhe të provojë transferimin e Dumfries.

Sipas raportimit në fjalë, nuk përjashtohet mundësia që në marrëveshjen për Dumfries, përveç një shumë prej disa milionë eurosh të përfshihet dhe një ose dy lojtarë katalanas, që nuk janë në planet e Flick, por që mund t’i bëjnë punë Interit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit