Anësori i Interit, Denzel Dumfries, foli për mikrofonat e “Sky Sport” pas fitores spektakolare 4-3 kundër Barcelonës, që iu siguroi zikaltërve kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ndeshje për notën 9?
Mbrëmje e pabesueshme. 13 gola në 2 ndeshje, jam shumë krenar për skuadrën. Tani shohim drejt finales.
Vendimet e duhura të ndihmuan të bësh diferencën…
Për mua ishin dy ndeshje shumë të mira, bëra gjithçka për ekipin. Jam shumë i lumtur.
Kë do doje në finale?
Do të shohim nesër (sonte), janë dy skuadra shumë të forta (PSG dhe Arsenali). Ne jemi gati, duam ta fitojmë këtë trofe.







