Kroos karikon Gjermaninë: Kemi talent dhe përvojë, mund të përballemi me çdo kundërshtar

8 Qershor 2024
8:41
Alfred Lleshi
back button

A ka kaluar ngopja nga triumfi i Champions League? “Po, ndihem shumë mirë. Është e rëndësishme të kuptosh që ke arritur një qëllim të madh, por nuk mund ta shijosh vërtet për më shumë se dy ditë. Kjo është diçka që nuk mund të ndryshohet në futbollin e niveleve të larta”, – tha Toni Kroos, i intervistuar nga “Kicker”.

Mesfushori i Real Madridit, pranë daljes në “pension” në rang klubesh, tani është i zënë me përgatitjet për “Euro 2024” me Gjermaninë. Direkt nga grumbullimi është fokusuar edhe tek momenti i kombëtares:

“Nëse nuk kemi bërë shumë mirë në kompeticionet e fundit nuk është për shkak të mungesës së talentit. Nëse shikojmë skuadrën, kemi një numër lojtarësh mbi 30 vjeç, nga Manuel Neuer tek Ilkay Gündogan, nga Pascal Gross te Thomas Müller dhe Niclas Füllkrug. Problemi, për mendimin tim, ishte se lojtarët nuk ndanin të njëjtën ide, ata nuk ishin bashkuar mirë”.

Cilat janë objektivat tuaja në Europian?
Kam ndjenja shumë pozitive. Mendoj që, nëse fitojmë ndeshjen e parë, mund të krijohet një eufori e cila do të na çojë larg.

Po sikur debutimi të mos shkojë mirë?
Asgjë nuk është e humbur, por ne patjetër duam ta fillojmë me një ndeshje pozitive. Ne ia dolëm ta bëjmë këtë herën e fundit në vitin 2016. Dhe Kampionati Europian në Francë ishte turneu i fundit në të cilin bëmë një paraqitje të mirë.

Sa i fortë është grupi?
Ne mund të përballemi me çdo kundërshtar.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit