Deschamps flet me ekipin pas ndeshjes, gjesti i Dembele bëhet viral (Video)

7 Qershor 2024
16:38
Denis Hakanaj
back button

Franca mundi lehtësisht Luksemburgun në ndeshjen miqësore të luajtur të mërkurën në Stade Saint-Symphorien të Metz.

Rezultati përfundimtar ishte 3-0, falë golave të Kolo Muani, Clauss dhe Mbappe-së së zakonshëm.

Ishte një “shëtitje” e dobishme për Didier Deschamps për të vlerësuar formën e skuadrës së tij pak ditë para Kampionatit Europian.

Trajneri francez mori disa indikacione pozitive pavarësisht se kishte lënë jashtë lojtarë të kalibrit të Coman, Mendy, Rabiot, Tchouameni, Zaire-Emery dhe Dembelé.

Dhe sulmuesi i Paris Saint-Germain ishte protagonist, në dhomat e zhveshjes, i një videoje qesharake që ka bërë xhiron e botës në orët e fundit.

Ish-lojtari i Barcelonas është filmuar duke shijuar një picë gjatë fjalimit të trajnerit. Kur uria thërret…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit