“Gjithmonë kam dashur të fitoj tituj. Që kur kam filluar të luaj futboll, kam dashur të jem i suksesshëm.
“Çdo titull ishte i rëndësishëm për mua, fitimi i Champions League ishte motivimi i madh para çdo sezoni. Arritja e këtij qëllimi në fund është shumë i rëndësishëm për mua”.
Fjalë të Toni Kroos, mesfushori i Real Madridit, i cili do të varë këpucët në gozhdë pas Europianit me Gjermaninë.
I intervistuar nga Kicker, gjermani shpjegoi zgjedhjen e tij për t’u tërhequr në moshën 34-vjeçare:
“Po ndaloj sepse thjesht dua të mbahem mend si 34-vjeçari Toni Kroos, i cili në fund luajti sezonin e tij më të mirë me Real Madridin.
“E kam bërë. E marr si kompliment që shumë njerëz mendojnë se ky moment po vjen shumë shpejt”.
– Si do ta mbushni kohën e lirë?
“Mbi të gjitha, dua të jem me familjen time. Do të vazhdoj podcast-in me vëllanë tim Felix dhe do të punoj në ekipin e të rinjve të Real Madridit.
“Icon League, të cilën e themelova me Elias Nerlich, do të fillojë gjithashtu në shtator.
“Por është gjithashtu e qartë se nuk është se nuk do të zgjedh 18 projekte dhe më pas përfundoj duke udhëtuar aq shumë sa tani që jam futbollist”.







