Walker, video-telefonatë me Kompany: Çfarë bukurie ta shohësh Kane me një birrë në dorë…

10 Maj 2025
8:30
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi i Milanit, Kyle Walker, ka një podcast në rrjetet e tij sociale, të quajtur “The Kyle Walker”. Gjatë një transmetimi të fundit “live”, anglezi e ndërpreu për disa sekonda. Arsyeja? “Ishte Vincent Kompany”, – shpjegoi ai, duke treguar se trajneri i Bayern Munich e kishte telefonuar me video pak më parë.

“Unë dhe Vinny jemi ende shumë miq dhe ai më telefonon me video në ‘FaceTime’ rreth një herë në muaj. Edhe pas fitores më telefonoi”, – tregoi Walker. Kompany ka qenë shok skuadre i tij te Manchester City.

Lidhur me këtë telefonatë të veçantë pas fitores së titullit nga bavarezët, Walker shtoi: “Harry Kane ishte aty me një gotë birrë në dorë, kjo më bëri shumë përshtypje në mënyrë pozitive”. Ai u shpreh i lumtur që kapiteni i Anglisë më në fund fitoi trofeun e tij të parë në karrierën profesionale.

“Me shumë gjasa hoqi një barrë të madhe nga shpatullat, – shtoi më tej. – Shkoi atje sezonin e kaluar dhe nuk fitoi asgjë, u mposht nga një skuadër si Leverkuseni që ishte vërtet, vërtet e fortë. Kjo me siguri ishte një goditje për të. Harry ka luajtur në dy finale Europiani dhe i është dashur të kalojë pranë trofeut.

Ka luajtur finale kupash, njëra prej të cilave kundër meje. Kemi luajtur bashkë disa ndeshje te Tottenham dhe në një gjysmëfinale. Më në fund e fitoi një trofe, çka mendoj se është më se e merituar. Tani askush nuk mund të thotë më që Harry Kane nuk ka fituar trofe. Tani e ka një, kjo është e gjitha. Është gjithçka në rregull”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit