(VIDEO) Sulmi kuqezi funksionon, 6 gola në 180 minuta! Tani përgatitja e fundit drejt debutimit në Euro 2024

7 Qershor 2024
20:53
Telesport
back button

Shqipëria zhvilloi sot miqesoren e dyte dhe te fundit perpara pergatitjes finale per Euro 2024. Pasi mundi Lihtenshtejnin, kuqezinjte “replikuan” suskesin edhe me Azerbajxhanin në miqësoren e dytë dhe të fundit përgatitore para udhëtimit drejt Gjermanisë për pjesëmarrjen në Euro 2024.

Nëse pak ditë më parë miqësorja ndaj Lihtenshtejnit shërbeu vetëm për të garantuar minuta loje në këmbët e disa futbollistëve që nuk ishin aktivizuar rregullisht, me ndeshjen e sotme Sylvinho ka pare më në detaj formën e lojtarëve që pretendon të aktivizojë më rregullisht në Europian.

Në këtë sfidë trajneri ka hedhur në fushë pjesën më të madhe të atij që pritet të jetë formacioni titullar gjatë aktivitetit në Gjermani. Në mbrojtje në të djathtën kthehet Hysaj teksa në qendër është Gjimshiti që ka zënë vendin e tij të zakonshëm. Silvinjo i ka dhënë minuta Ajetit duke e aktivizuar nga minuta e parë në këtë sfidë.

Ndërkohë, mesfusha ishte e zakonshmja me Asllanin e Ramadanin përkrah njëri-tjetrit dhe Bajramin më të avancuar. Në sulm, Asani dhe Seferi krijojnë dyshen e zakonshëm nga krahët, që tani ka Brojën si pikë referimi në qendër.

Fitorja 3-0 si ndaj Lihtenshtejnit eshte nje sinjal se kuqezinjte jane rrugen e duhur teksa kane pesuar vetem nje gol ne keto 180 minuta pertej nivelit te kundershtarit. Sonte golat erdhen nga Nedim Bajrami ne pjesen e pare dhe Rey Manaj e Qazim Laçi ne pjesen e dyte.

Ndeshja nis direkt fort dhe pas 11 minutash, kuqezinjtë fitojnë topin në kundërsulm dhe Bajrami pasi i afrohet zonës, gjuan nga distanca duke tundur rrjetën.

GOLI I BAJRAMIT – VIDEO

Ne pjesen e dyte, nje aksion nga e majta për kuqezinjtë sjell golin e dyte, me Naser Aliji qe pason për Manajn i cili falë një devijimi gjen golin që dyfishon rezultatin.

GOLI I MANAJ – VIDEO

Ne fund vjen edhe goli i trete. Kundërzbritje e Bajramit në të majtën, topi shkon te Laçi i cili shmang mbrojtësit dhe lëshon një gjuajtje të fortë që ndalet në rrjetë.

GOLI I QAZIM LACIT – VIDEO

Gurbanli realizon golin e nderit për Azerbajxhanin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit