E PABESUESHME | Ajax bën “hara-kiri” dhe rihap garën e titullit 2 javë nga fundi!

11 Maj 2025
21:01
Telesport
back button

Nga opsioni per te ngritur titullin kampion sot… në një kampionat të rihapur plotësisht. Kjo ndodhi sot në Holandë, me Ajaxin e Francesco Fariolit që humbi 3-0 në Johan Cruijff Arena kundër NEC Nijmegen.

E gjitha ndodhi në pjesën e dytë me golat një-dy të mysafirëve të shënuar në harkun kohor të tetë minutave nga Hansen dhe Pereira dhe golin e fundit nga Ouaissa. Me suksesin e PSV-së sot ndaj Feyenoord me superpermbysje, loja për titull është më e hapur se kurrë, me fitoren përfundimtare që do të vendoset në dy raundet e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit