Xavi Hernandez mund të fillojë një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner, por këtë herë në anën tjetër të Atlantikut. Pas largimit të tij nga Barcelona dhe qëndrimit “pushim” për këtë sezon, trajneri katalanas është vënë në shënjestër nga Rayados de Monterrey.
Klubi meksikan është në kërkim të një figure me famë ndërkombëtare për të udhëhequr ekipin e tyre në Kupën e Botës për Klube, kompeticion i cili zhvillohet këtë verë, për herë të parë në këtë format. Statura e Xavit, me përvojën dhe stilin e tij të lojës, duket se i përshtatet shumë mirë klubit meksikan, i cili synon të surprizojë në Botërorin e Klubeve dhe jo të jetë thjesht një ekip pjesëmarrës.
Kujtojmë se pjesë e Rayados de Monterrey është edhe Sergio Ramos, ku mbrojtësi vetersan spanjoll është kthyer në protagonist në sezonin e tij të parë në Meksikë dhe mund të jetë shtysë më tepër për Xavi-n për të marrë drejtimin e këtij klubi. Rayados de Monterrey është në grup me Interin, River Plate dhe japonezët e Urawa Red Diamonds.







